Tragjedia në Itali, publikohet fotoja e familjes shqiptare që u masakruan

Personat që po shikoni janë anëtarët e familjes shqiptare që u përfshinë në një tragjedi me dy të vrarë dhe një të plagosur. Burri në fjalë është Taulant Malaj, i cili vrau të bijën, Gessica Malaj dhe plagosi gruan e tij, Tefta Malaj, të cilat ndodhen në të njëjtën foto gjithashtu.

Gjithçka ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku vrau të bijën e plagosi të shoqen. Malaj ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *