Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO jep dënimet për 4 anëtarët e grupit të ‘Habilajve’

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimet për grupin e Moisi Habilajt, ku dënon 4 persona me 37 vite burg. GJKKO ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan ndërsa me nga 9 vite janë dënuar Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Konkretisht Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Nezar Seiti është dënuar me 9 vjet burg për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

I dënuar me 9 vite burg është edhe Meridian Sulaj dhe Fatmir Minakj me 9 vite burg, të dy për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Të 4 të dënuarit nga GJKKO kanë përfituar nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *