Tmerrohet nëna, i vjedhin makinën me fëmijën brenda

Një burrë është arrestuar pasi vodhi një makinë në rrugë me një fëmijë brenda saj. Fëmija u gjet i padëmtuar rreth një orë më vonë ende brenda automjetit pasi ishte braktisur aty pranë. Autori udhëtoi me fëmijën e vogël për rreth një orë para se të gjendeshin.

Mamaja e fëmijës u tmerrua kur kuptoi që mjeti i saj u rrëmbye së bashku me fëmijën. Një 41-vjeçar është arrestuar në lidhje me incidentin, tha Policia e West Yorkshire.

Makina u gjet pas një kërkimi “të gjerë”, i cili përfshinte mbështetjen e një avioni policie. Policia e West Yorkshire mori një telefonatë për një automjet të vjedhur nga një adresë në South Parade, Ossett. Telefonuesi konfirmoi se një fëmijë i vogël ishte brenda mjetit.

Detektivja Sarah Degnan e Wakefield CID tha: “Ky ishte padyshim një incident i tmerrshëm siç do të ishte për çdo prind dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar përgjegjësit.’’

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *