Tiranë/ Merr flakë në ecje automjeti, detajet e para

Foto ilustruese

Një automjet tip ‘Volkswagen ‘është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në automjet, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *