Tiranë/ Efektivë dhe të rinj, përleshen duar e këmbë për parkimin e mjetit

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Disa të rinj janë përfshirë fillimisht, ku më pas pjesë e këtij konflikti u bënë edhe disa policë.

Nga pamjet e publikuar nga JOQ, shihet se si të rinjtë përleshen me efektivët me duar e këmbë, vetëm e vetëm për parkimin e një mjeti.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije për të lënduar nga kjo përleshje, pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *