Tiranë/ Babë e bir dhunojnë dhëndrin dhe krushkun

Dhuna në familje në shumë raste ka përfunduar me bilance tragjike. Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku për arsye të paqarta, babë e bir kanë dhunuar barbarisht dhëndrin dhe krushkun. Në lidhje me këtë akt të rëndë, në pranga kanë rënë dy personat në fjalë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5., u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve me inicialet B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) Të dy kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve me inicialet K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndri dhe krushku i tyre).

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *