Tiranë/ Babai kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e të birit 24-vjeçar

Një 56 vjeçar ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij të zhdukur.

Sipas policisë shtetasi A. K, ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë informacion.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 56 vjeç, se është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi F. K., 24 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *