Tiranë/ 6 arrestime për vepra penale, mes tyre një rast për ngacmim seksual ndaj një të miture

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.

B.Gj 26 vjeç u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 40 vjeçar G.B, i cili dyshohet për vepra të turpshme ndaj një të miture.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan E.p 38 vjeç, D.M 32 vjeç dhe E.P 38 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

E.K u arrestua për shkak të drejtimit të mjetit pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *