Tirana i bën “zili” Partizanit, trajneri Shehi nuk di kë të zgjedhë përpara

Teksa jemi në pauzën e Kombëtareve, ekipet e kampionatit po punojnë për rinisjen e futbollit dhe ndeshja e parë sjell direkt derbin në 3 tetor. Dy ekipet kanë “hallet” e tyre por ndryshe nga Partizani, Tirana ka halle luksi. Nëse të kuqtë vuajnë për mungesat, te Tirana nuk dalin 11 vende në fushë.

Trajneri Shehi, pas rikthimit të Hussein dhe Limaj, po stërvit prej ditësh një grup të plotë me përjashtim të Aldi Gjumsit dhe Visar Bekaj që janë në shërbim të ekipeve Kombëtare U21 dhe Kosovës. Nga mbrojtja në sulm, trajneri Shehi i ka sytë mes stolit dhe fushës.

Bruno Lulaj pas debutimit ndaj Teutës, pret t’i marrë sa më shpejt vendin e titullarit njërit prej Najdovskit dhe Behiratches. Në mesfushë janë 4 lojtarë që luftojnë për 3 pozita me Aleksi, Kallaku, Deliu dhe Limaj që formojnë ndoshta repartin më të mirë të mesfushës në Shqipëri.

Performanca e mirë si titullar ndaj Teutës me 2 asiste, mund t’i japë brazilianit Patrick mundësinë për të nisur nga fillimi derbin e tij të parë mes Hasanit dhe Xhixhës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *