Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në pranga 27-vjeçari (Emri)

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa është kapur duke shitur kokainë në një tabachino. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Arsen Mete.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *