‘The Washington Post’ jehonë protestës së opozitës: Mijëra mbështetës kërkuan dorëheqjen e Ramës

Protesta e opozitës e zhvilluar ditën e sotme ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. Prestigjozja “The Washington Post” ka pasqyruar organizimin e tubimit si edhe tensionet që e shoqëruan atë. Në artikull u paraqitën edhe akuzat që opozita i drejtoi qeverisë, e në veçanti kryeministrit Rama, si aferat korruptive apo lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Pjesë nga artikulli i “The Washington Post”:

Mijëra mbështetës të opozitës politike shqiptare morën pjesë në një protestë antiqeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të ekonomisë së kombit të vogël ballkanik. Sali Berisha, një ish-president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë që drejton Partinë Demokratike dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partinë e Lirisë, ishin mes protestuesve.

“Ka ardhur koha që ky revolucion të nxjerrë paratë e korruptuara dhe t’i kthejë në paga dhe pensione më të larta”, tha Berisha.

Pjesëmarrësit e protestës hodhën bomba tymi në hyrjen kryesore të ndërtesës së qeverisë, ku qindra oficerë policie formuan një linjë për të mbrojtur ndërtesën. Kritikët e Ramës e akuzuan për korrupsion dhe e konsiderojnë atë përgjegjës për eksodin e të rinjve shqiptarë që janë larguar për të ndjekur punë në vendet e Evropës Perëndimore.

Opozita akuzon gjithashtu Ramën për korruptimin e Charles McGonigal , një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, i cili akuzohet në Shtetet e Bashkuara se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se t’i kishte dhënë të paktën 225,000 dollarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *