Tërmeti në Turqi/ Ka “skenarë” për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

Dëmet katastrofike të tërmetit të rënë në Turqi mund ta bëjnë të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të 14 majit. Ndonëse zyrtarisht nuk është folur për shtyrje të datës së zgjedhjeve, të cilat janë pikërisht tre muaj nga sot, deklaratat lidhur me këto skenarë po shtohen.

Përfaqësuesi i shtypit i AKP-së në pushtet, Omer Celik tha se “për momentin po luftojmë për të shpëtuar jetë nga rrënojat. Ne e konsiderojmë gabim të madh të flasim për zgjedhjet.”

Ai i bëri edhe më të qarta qëllimet e zyrtarit të AKP-së kur i tha Reuters: “Imagjinoni sikur të shkojmë në Hatay dhe qytete të tjera dhe të ngremë qendra votimi? A është e mundur kjo? Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Duhet të ketë një shtyrje.”

Ai vetë duket se e favorizon nëntorin si periudhën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve “që populli të shërojë plagët”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *