Tërhiqet kandidati i PD së Alibeajt për ‘Lezhën’

Sandër Marku, kandidati i Partisë Demokratike nën drejtimin e Alibeajt, për Bashkinë e Lezhës është tërhequr nga kandidimi.

Lajmi është bërë i ditur mesditën e sotme, një ditë pasi Alibeaj dorëzoi listën zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk dihet ende se me kë do të zëvendësohet emri i Marku apo arsyet e tërheqjes së tij.

Marku ishte në listat e dorëzuara në minutat e fundit një natë më parë nga Alibeaj në KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *