Tepelenë/ Krim në familje, plagosen me thikë çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tepelenë, ku si pasojë e një konflkti të çastit një 42-vjeçar ka plagosur me mjet prerës, thikë bashkëshorten e tij 40 vjeç dhe më pas ka dëmtuar edhe veten. 

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e bluve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *