Tepelenë/ Goditi me thikë gruan e më pas veten, arrestohet 42-vjeçari

Shtetasi Lulzim Nanaj, 42-vjeç është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi goditi me thikë gruan, 40-vjeçe Floreta Nanaj, e më pas veten.

‘Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *