Tentuan që të kontrabandonin 25 mijë litra naftë, Gjykata vendos masat e arrestit

Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masëm e arrestit 20 ditë burg për Shpëtim Canin dhe “Detyrin paraqitje” për Roland Canin, pasi akuzohen për kalimin e një sasie nafte kontrabandë nëpërmjet peshkarexhës ku punonin.

Një aksion i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, ka bllokuar tre ditë më parë një peshkarexhë me 25 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve, Antikontrabanda Detare ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën ‘Leon’, ku në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë.

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Peshkatorja është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Anti-kontrabanda detare po vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *