Tentoi t’i marrë celularin dhe qëlloi me thikë grekun/ 17-vjeçari shqiptar: Nuk doja

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka qëlluar me thikë një 18-vjeçar grek. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Akropoli dhe shqiptari ka qëlluar mbi grekun, pasi ky i fundit refuzoi që t’i jepte telefonin dhe çantën. Arbër Muçaj pranoi krimin dhe shprehu pendesë për veprën.

“Takova një ditë më parë shokun tim dhe dolëm për shëtitje në Manastiraki. Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t’u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. Ia kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë. Shoku im mori çantën dhe ne vrapuam. Ndërsa vraponim, më ra thika. Në një moment u ndamë me të pandehurin. Mora metronë dhe shkova në shtëpi. I hoqa rrobat dhe i futa në lavatriçe. Nga sa pashë, vetëm pantallonat e mia kishin gjak mbi to. Nuk i thashë asgjë askujt. Jam penduar për atë që kam bërë dhe kërkoj falje. Nuk doja ta godisja” – tha i mituri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *