Tentoi të vetëvritej në burgun e Peqinit, ja si u shpëtua Bledar Selmanaj

“BalkanWeb” ka zbuluar detaje të reja nga tentativa e vrasjes në burgun e Peqinit. Bledar Selmanaj, personi i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, ka tentuar të vetëvaret në ambientet ku po vuan dënimin. Por për fat të mirë, ai është pikasur nga gardianët e burgut, që e kanë dërguar më pas në infermieri, nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Selmanaj ka pretenduar se nuk e ka kryer ai vrasjen, por ka pranuar se ishte ai që e ka nxjerrë në pritë 25-vjeçarin Bullari. Sipas tij, vrasjen e kanë kryer persona të tjerë me precedent të theksuar kriminal në qytetin e Vlorës.

“Ka pasur një tentativë për vetëvrasje në burgun e Peqinit. Autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljano Bullarit, ka tentuar të varë veten në burg, por është parandaluar ky akt nga gardianët, të cilët e kanë çuar në ambientet e infermierisë. Nga informacionet paraprake, rezulton që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Selmanaj ka pak ditë që ka shkuar në ambientet e paraburgimit të Peqinit. Kujtojmë që janë dashur 4 ditë që policia të zbardhë dinamikën. Nga informacionet e siguruara, dyshohet se duke qenë se kishin njohje të mëparshme, ata kanë negociuar me njëri-tjetrin, për të bërë lidhje mes dy grupeve kriminale për tregtinë e hashashit. Por kjo gjë nuk ka shkuar siç duhet dhe prandaj ka ndodhur atentati. Selmanaj thotë se nuk është ai ekzekutori, por thotë se ai vetëm e ka nxjerrë në pritë djalin, ndërsa si autor ai thotë se janë persona me precedent të theksuar penale në Vlorë”, u shpreh gazetarja./Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *