Tentoi të kalonte mbi 160 kg duhan kontrabandë, shqiptari bie në prangat e policisë

Është arrestuar nga policia franceze një shqiptar pasi tentoi të kalonte kontrabandë 830 kuti cigare dhe 166 kg duhan që e kishte blerë në Andorra.

Mëngjesin e sotëm teksa doganierët në Pyrenees-Orientales, donin të kontrollonin një fuoristradë, shqiptari u përpoq të ikte por u arrestua pasi u ndoq nga një automjet doganor.

Më pas, doganierët zbuluan brenda mjetit të tij 830 kuti cigare dhe 166 kg duhan të prodhuar që kishin blerë në Andorra.

Sipas raportimeve të mediave vendase thuhet se produktet e sekuestruara arrijnë një vlerë më shumë se 80 mijë euro. Shoferi u vendos në paraburgim doganor përpara se t’i dorëzohej xhandarëve të Prades.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *