Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, në pranga 36-vjeçari dhe personi që e ndihmoi

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas banues në Kosovë. 36-vjeçari me incialet L.M. ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false dhe akuzohet për veprat penale“Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Në pranga ka rënë edhe 55-vjeçari që ka ndihmuar në veprën penale.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin e kalimit të kufirit të mënyrë të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga një 36-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Policia ka vënë në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi ka pajisur 36-vjeçarin, me dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasi R. B., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Shtetasi L. M. është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke tentuar të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, të cilat dyshohet se ia ka dhënë shtetasi R. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *