Tentoi ta prekte të miturën në vende intime, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Një 42-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.

Shtetasi me iniciale R.B., ka tentuar ta puthte dhe prekte në vende intime minorenen, e cila kallëzoi në polici rastin.

Sakaq, vetëm pas 1 muaji,  mësohet se është vënë në pranga personi i dyshuar për ngacmim seksual.

Njoftimi i Policisë:

Shtetasi me inicialet R.B ka ngacmuar seksualisht adoleshenten me datë 14.04.2022 në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” duke tentuar ta puthte atë e ta prekte në vendet intime. Pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *