Tensionet në Veri/ Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Mehaj tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës.

“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së.

“Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka theksuar Mehaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *