Të shtënat me armë në Kamëz, zbardhen dy pistat e hetimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Kamëz.

Bëhet me dije se lokali, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri është në pronësi të Astrit Lami. Ky i fundit e ka dhënë objektin me qira tek Ndriçim Mullhaj, i cili nuk rezulton me precedent penal.

Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut, ndonëse ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri. Por, një pistë tjetër hetimi është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Donald Trump”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *