Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, plagoset 34-vjeçari

Gjatë mesnatës, një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kavajë. Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin me iniciale Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S., 34 vjeç.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *