Të shtëna me armë zjarri në afërsi të zonës 21-Dhjetori në Tiranë

Janë raportuar të shtëna me armë zjarri në një nga zonat më të popullura të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 21 dhjetori. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Raportohet se nuk ka të plagosur, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për të identifikuar autorin që hapi zjarr.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *