Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë/ Vritet aksidentalisht banakierja, plagosen 5 persona

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në një lokal.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit. Ajo është qëlluar aksidentalisht nga autorët.

Në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *