“Të ndryshojmë këndvështrimin për të ardhmen”/ Kryeministri Rama takon nxënësit në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka vijuar pasditen e sotme me konsultimin publik me nxënësit këtë herë në Shkodër. Gjatë fjalës së tyre, ata ngritën shqetësimet e sistemit arsimor si mungesa e bursave, mënyra si ata pranohen në universitete, numri i pakët i gjuhëve të huaja në kurikël, mungesa e tregut të punës, mosakreditimi i universiteteve etj.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u siguroi atyre ndërtimin e një strategjie të re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029. Sipas tij edhe pse arsimi parauniversitar ka përparuar shumë, ka ende shumë boshllëqe me probleme që duhet të adresohen shpejt.

“Ju siguroj që fillimi i këtij dialogu që ne kemi nisur me të gjitha gjimnazet e Shqipërisë është në favor të nxënësve dhe i vlefshëm për ne sepse ndërtimi i një strategjie të re për rininë hap një periudhë të gjatë nga viti i ardhshëm deri në 2029 duke e pasur si udhërrëfyes gjatë gjithë kësaj dekade. Në këtë ushtrim gjithëpërfshirës shumëçka varet nga angazhimi i të rinjëve dhe jo thjesht në një bashkëbisedim. Doja t’ju ftoja që për çdo gjë që keni mos ngurroni të shkruani. Arsimi parauniversitar ka pasur një progres jo të vogël, por e mira nuk ka fund. Por boshllëku vihet re edhe në fjalët tuaja se ka gjëra që duhen adresuar me shpejtësi. Më bëri përshtypje që askush prej jush nuk e përmendi dixhitalizimin. Besoj që një nga arsyet që ne kemi një boshllëk në ofertën e punës për të rinjtë sot është mungesa e dijes për të pasur punë të paguar shumë më të mirë. Nëse tregu i punës i zakonshëm ka problemet e veta, tregu i teknologjisë është i pakufishëm dhe ty nuk të duhet të dalësh nga shtëpia. Kjo nuk ka të bëjë me fantazinë, por është një realitet që ekziston në Shqipëri. Duhet patjetër që të ndryshojmë këndvështrim mbi të ardhmen. E ardhmja nuk është puna në shtet, por është një sferë punësimi shumë e kufizuar. Së bashku të gjithë mund të krijojmë një start-up dhe kjo nuk është fantazi. Të punësohemi me anë të teknologjisë. Një student që mbaron shkollën në Francë kalon disa intervista për ta marrë punën dhe jo gjithmonë e merr. Duhet të kemi kapacitetin që të krijojmë më shumë se një fushe diej për të rinjtë në mënyrë që të mos ngecin nga mungesa e kërkesës në atë fushë”- tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *