“Të mos gjykohet pa shifra dhe argumente”, ministrja e Financave i kthehet Bashës

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend, duke iu përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, se qeveria bëri reagim të menjëhershëm në lidhje me pandeminë.

Nga foltorja e Kuvendit, Ibrahimaj tha se Shqipëria pësoi rritje ekonomike më të lartë në rajon.

“Është e lehtë të falësh dhe të gjykosh pa pasur fakte. U rimbursuan 3 paga për të punësuarit në biznese. U akordua një pagë 400 mijë lekë për ata të punësuar që nuk punuan dot 3 muaj. Qeveria ndërhyri duke dhënë garanci sovrane bizneseve. Këto çuan që të kemi rritje të ekonomisë më të lartë në rajon. Zoti Basha i referohet një studimi të një studiuesi, që kam pasur fatin ta takojë, por ai nuk i referohet shifrave të varfërisë. Këto janë shifra të EUROSTAT”, tha ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *