Të arrestuar nga SPAK, akuzat për ish-drejtorin e policisë dhe djalin!

Detaje të reja dalin në lidhje me aksionin e SPAK në Tiranë. Ndonëse nuk ka ende një njoftim zyrtar, burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar rreth 11 urdhër-arreste këtë të hënë.

Mes të arrestuarve janë disa efektivë policie, ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe i biri i këtij të fundit. Të shoqëruarit në polici akuzohen se janë pjesë e një grup të strukturuar kriminal. Mbi ta rëndojnë akuzat për trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përkrahje e autorit të krimit.

Urdhër arrestet janë lëshuar pas zbulimit të komunikimeve në aplikacionin të SKY ECC. Operacioni është në zhvillim e sipër. Nuk ka ende informacion se sa urdhër arreste janë ekzekutuar deri më tani. por mes tyre dhe shumë punonjës policie. Gjithashtu mësohet se është lëshuar urdhër arrest edhe për shefin aktual të komisariatit Nr 6, Dedan Gjoni. Ndaj tij janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Urdhër arrest është lëshuar edhe për Ervin Matën, personazh i njohur për drejtësinë. Mata ka qenë i përfshirë në vitin 2018-të në përplasjen me armë në ish-bllok me Ervis Martinajn, ku mbeti i vrarë. Elvis Gaxha.

Dyshohet se ky aksioin policor të jetë jetë faza e dytë e operacionit policor “Metamorfoza”. Faza e parë u bë gjatë muajit korrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *