“Tapë” në timon, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga blutë e Korçës pasi ukapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shtetasi me inicialet A.Ç, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *