Takimi SPAK-DNA, ambasadori italian: Lufta kundër korrupsionit, prioritet!

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci në simpoziumin e organizuar në Tiranë me temë “Lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka theksuar se kjo është një prioritet për të dyja vendet.

Gjatë fjalës së tij në Konferencë, ambasadori italian tha se Italia është e vendosur të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Më tej ai u bërëi thirrje drejtësisë shqiptare që të punojnë së bashku me gjëra konkrete si në fushën gjyqësore ashtu edhe policore.

“Lufta kundër korrupsionit dhe mafies ka marrë një dimension ndërkombëtar dhe s’ka alternativa për punën në skuadër Itali Shqipëri, SPAK dhe DNA. Në institucionin e drejtorisë tonë Antimafia, marrëdhënie të thella e frytëdhënëse me Shqipërinë. Prokuroria e drejtoria kanë 30 vite që punojnë, këto vite periudhë shumë e rëndësishme e për Shqipërinë. Roli i këtyre organizmave ka qenë themelor në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar prioritet për të dy vendet tona. Italia në këtë vend e pranishme në gjithë sektorët.

Mesazhi që dua të them me një batutë është që Italia në Shqipëri ekziston, gjithnjë kemi qenë jemi dhe do jemi se Italia është krejtësisht e vendosur ta shoqërojë Shipërinë në këtë itenerar që nisi këtë vit me korrikun me nisjen e negociatave me BE-në. Hapen perspektiva gë shkëlqyera që pas disa vitesh do e çojnë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të BE. Të punojmë bashkë në gjëra shumë konkrete, në fushën gjyqësore, të forcave të policisë”, tha ambasadori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *