Takimi me Ramën, Presidentja e Kosovës Osmani: Biseduam rreth aspiratës së përbashkët evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit sot me ceremoni zyrtare nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Osmani zhvillon vizitë dy ditore në vendin tonë.

Vjosa Osmani doli në një konferencë të përbashkët bashkë me Bajram Begajn. Pas konferencës, presidentja e Kosovës Osmani u takua me kryeministrin Edi Rama në kryeministri.

Rama dhe Osmani nuk zhvilluan një konferencë të përbashkët, por u mjaftuan me një takim ku u publikuan edhe disa foto gjatë takimit. Gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri, Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani, shkruan se me Ramën kanë diskutuar rreth aspiratës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve.

Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.”, shkruan Osmani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *