Takimi me ambasadoren, Begaj: Diskutuam për reformën në drejtësi

Presidenti Bajram Begaj ka zbardhur takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Begaj në ‘Facebook’ shkruan se në këtë takim janë diskutuar për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët. ????

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *