Takimi i Yuri Kim me Kreun e ri të SPAK, ambasada e SHBA zbardh bisedën

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada e SHBA në vendin tonë ka zbardhur detajet e takimit, ku shkruan se Kim ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbëstesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *