Takimi 2-ditor me kryebashkiakët, Rama: Do dalim të fortë nga ‘stuhia e tretë’

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin 2-ditor me kryebashkiakët dhe përfaqësues të qeverisë të mbajtur në qytetin e Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vitin 2023.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë edhe disa foto, Rama shkruan se u diskutuan problematikat dhe sfidat në periudhën e inflacionit të luftës, duke e konsideruar si ‘stuhi e tretë’, pas tërmetit e pandemisë.

“FotoALBUMI i takimit dy-ditor në Durrës qeveri-bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë.”, shkruan Rama.

Deri më tani dihet se një nga kryebashkiakët, i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë, ndërsa për Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj e në Cerrik është konfirmuar, Andis Salla.

Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për datën e zgjedhjeve me partitë politike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *