Takimet me Ramën, ish-e dashura e McGonigal zbardh detaje: Ish-agjenti është tradhëtar, akuzat ndaj tij do të rriten

Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal ka zbardhur detaje të reja nga takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion.

Në një intervistë për “One America News”, Guerrero u shpreh se ka qenë vetë McGonigal që i kishte rrëfyer se një nga darkat me Ramën i kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Darka ishte konsumuar në restorantin St. George pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York dhe prezentë kishin qenë edhe persona të tjerë por, Allison rrëfeu se emrat e të tjerëve, McGonigal nuk ia kishte treguar.

Guerrero rikujtoi edhe njëherë episodin kur agjentët e FBI-së i trokitën në derë për ta marrë në pyetje dhe tha se në atë kohë u ka kërkuar që të hetojnë veprimtarinë e McGonigal në Shqipëri, pa ditur se do të zbuloheshin akoma më shumë të tjera në të gjithë Ballkanin, përfshirë Kosovën e Bosnje Hercegovinën.

Më tekj,Allison thekson se në atë kohë mendonte se McGonigal ishte përfshirë në gjëra të dyshimta por, sot është e bindur që ish-agjenti i FBI-së është një tradhëtar.

Fjala e Allison Guerrero në intervistë:

Unë isha shumë e suprizuar, shumë e zhgënjyer. Ishte shumë e lehtë për të që të më mashtronte mua dhe familjen time. Unë besoj se ai është tradhëtar, ndaj vendit. Unë s’e kam përdorur më parë fjalën ‘tradhëtar’, por thjesht u kam thënë që të shikonin se çfarë po bënte ai në Shqipëri dhe rezultoi se ishte i gjithë Ballkani i përfshirë. Tek rusët as që më shkonte mendja. Në fund të nëntorit të vitit 2021, FBI trokiti në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George. Ajo darkë ka kushtuar 10 mijë dollarë për të dhe jo vetëm. Kishin një ekip njerëzish me vete. Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *