Tabaku flet hapur para ministrave: Asnjë nga aktet nuk do shkojë në Komisionin e Ligjeve, mos më nënvlerësoni

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga Kuvendi paralajmëroi ministrat se asnjë nga aktet e diskutuara nuk do të shkojë në Komisionin e Ligjeve.

Sakaq shtoi se kushdo që e ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar.

“Nuk ka nevojë për fjalë shtesë, vetëm për atë që tha ministrja që po bëjmë paketë për biznese që marrin tendera. Të gjithë flasin për sektorin e peshkimit, ku janë vetëm 210 persona, sikur po bëhet nami i madh, 210 peshkatarë po marrin ndihmë nga qeveria. Sa janë fermerë duhet ta sqarojnë, kur ta ndajnë me njëri-tjetrin do ta kenë të qartë dhe fermerët. Nuk dua të merrem me asnjë nga ministret, po kam një këshillë, kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve. Ministria e financave ka pritshmëri shumë të larta për rritjen ekonomike”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *