“Sytë dhe zemrën te ju”, koreografia speciale e tifozave “Kuq e Zi” në stadiumin “Air Albania”

Tifozët “Kuqezi” kanë një surprizë për lojtarët e kombëtares. Tifozët “kuqezi” e kanë të pamundur të jenë fizikisht, por me zemër ata do të jenë në ndeshjen kundër Anglisë, që zhvillohet sot prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë krijuar një koreografi në tribunën pas porte të stadiumit “Air Albania”. Mbishkrimi është “Sytë dhe zemrën tek ju”.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes. Fillimisht ishte parashikuar që në impiant të futeshin rreth 5 mijë persona, por kjo kërkesë u hodh poshtë, dhe në stadium nuk do të ketë prani të tifozëve.

Ky takim është i vlefshëm për grupin kualifikues të Botërorit, Katar 2022.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *