Super aksion i Policisë së Korçës/ Kapet kamioni mbushur me drogë në Kapshticë, disa të arrestuar

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë.

Burime për Priza.al bëjnë me dije se në dalje pikën kufitare Kapshticë për në Greqi është kapur një kamion i mbushur me lëndë narkotike.

Mësohet se sasia është e madhe dhe se operacioni ka një rëndësi të veçantë pasi ka qenë tentativë për trafik ndërkombëtar. Kujtojmë se prej disa muajsh drejtoria vendore e policisë Korçë, në betejën ndaj narkotikeve ka dhënë rezultate të shkëlqyera duke shpartalluar disa grupe te fuqishme të trafikimit të lendeve narkotike.

Pasi vetëm në operacionet e muajve të fundit janë arrestuar 200 persona në disa operacione, si dhe janë sekuestruar me dhjetëra kilogram kanabis, heroinë dhe kokainë. Strategjia e përdorur nga DVP Korçë deri më tani ka rezultuar e suksesshme për ta nxjerrë Korçën nga një vend tranzit i kalimit të drogerave nga Greqia dhe anasjelltas.

Policia e Korçës ende nuk jep detaje lidhur me këtë operacion pasi është në zhvillim e sipër.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *