Sulmohet me thikë trajneri i Kombëtares së Peshëngritjes shqiptare

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në peshëngritjen shqiptare.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes njofton se Dashamir Caika ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi.

Gjithçka lidhet me kërkesën që Caika të dërgonte në aktivitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës sportistë që nuk e meritonin, gjë që nuk është lejuar nga Federata.

“ Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij” – thuhet në komunikimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *