Sulmi në shkollën në Beograd/ Autori dërgohet në psikiatri, prindërit…

14-vjeçari që vrau tetë nxënës dhe një roje në një shkollë fillore në Beograd do të transferohet në një klinikë psikiatrike. Lajmin e bëri të ditur Presidenti serb Vuçiç. Ky i fundit shtoi se nëna dhe babai i djalit janë arrestuar.

“Për momentin, djali është në një vend të veçantë dhe do të transferohet në një departament të specializuar të një klinike psikiatrike”, u tha presidenti serb gazetarëve.

Komandanti i departamentit të policisë së Beogradit, Veselin Miliq, në një konferencë për mediat ka theksuar se sulmi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” ishte i para-planifikuar nga sulmuesi adoleshent.

Në shtëpinë e autorit u gjet një listë me emrat e nxënësve që donte të vriste, si dhe mësuesit të historisë. U gjet edhe një plan i shkollës. Data e sotme është zgjedhur nga autori pasi sot klasa e tij në orën e dytë ka pasur mësimin e Historisë dhe salla ku zhvillohet mësimi është shumë pranë hyrjes.

Shefi i policisë tha se sulmuesi adoleshent përdori pistoletën 9 mm të babait të tij dhe ndërroi tre karikatorë gjatë sulmit..Duke përshkruar sulmin, ai tha se sulmuesi fillimisht qëlloi rojen në hyrje të shkollës, duke e plagosur për vdekje. Më pas ai qëlloi dhe vrau dy nxënëset që ishin në hollin e ndërtesës, ndërroi karikatorin dhe hyri në klasën e Historisë dhe pasi qëlloi mësuesin hapi zjarr ndaj shokëve të klasës. Ai doli në oborrin e shkollës ku kishte nxënës të klasave të reja, ndërroi sërish karikatorin, por policia ndërhyri dhe e ndaloi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *