Sulmi kibernetik nga Irani/ Berisha: Dhunim sovraniteti, ende asnjë i dënuar për këto akte

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, ku këtë herë fokus ka pasur sulmin kibernetik.

Berisha tha se sulmi kibernetik nga Irani është një agresion i rëndë i cili ka devaskuar sistemet digjitale.

Sakaq shtoi se PD e dënon me ashpërsi këtë sulm, ku shtoi se ende nuk ka asnjë të dënuar për këtë dhunim që po i bëhet vendit.

“Në problematikën e madhe që ka Shqipëria, përsëri shtohet dhe sulmi kibernetik. Ky është një agresion ndaj nesh për sistemet digjitale. Në një akt zuzar regjimi Iranian ka sulmuar dhe  vërteta është se ka devastuar sistemet digjitale të vendet, çmimin e madh për të cilin e paguajnë qytetarët, e paguajnë në siguri dhe jo vetëm shqiptare. Sulmi që filloi me e-albania kaloi me TIMS, pa asnjë lidhje me portalin e parë. Dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile, dënoj edhe njëherë me ashpërsinë e madhe të cilën përfaqësojnë një dhunim të madh të sovranitetit të vendit. Duke theksuar këtë, dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë Edi Rama i cili filloi zyrtarisht lojën kriminale në sistemet digjitale të vendit, duke nxjerrë për patronazhistët të dhënat personale të 1 mln shqiptarëve, targat u nxorën, rrogat për goditje të rëndë të biznesit, telefonat, kartat e ID. Shtoj këtu se për të gjitha këto akte në vendin tonë nuk ka asnjë të dënuar, burgosur, ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit. Së dyti dënoj me forcën më të madhe tenderat korruptiv të ndërtimit të këtyre sistemeve”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *