Suedia merr kryesimin e BE-së/ Nikolla: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla ka vlerësuar marrjen e Presidencës suedeze të Bashkimit Evropian. Me anë të një postimi në “Facebook”, ajo thotë se edhe gjatë këtij mandati do të vazhdojë politika e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Nikolla thekson se gjatë Presidencës çeke, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa Kosova mori pëlqimin për liberalizimin e vizave.

Lindita Nikolla shkroi se Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave.

Postimi i plotë:

“Pas përfundimit me sukses të Presidencës Suedia mori Presidencën e rradhës të BE.

Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi ?? të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit  dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Presidencës çeke, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023.

Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystrčil, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës çeke të BE, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë.

Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në familjen evropiane do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze të BE.

Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës ??, për të cilin do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar!

Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *