Sudan, Shtëpia e Bardhë konfirmon vdekjen e shtetasit të dytë amerikan

Një shtetas i dytë amerikan vdiq gjatë përleshjeve të vazhdueshme në Sudan. Kështu deklaroi koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. “Ne mund të konfirmojmë vdekjen e një shtetasi të dytë amerikan dje,” tha Kirby në një konferencë për gazetarët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ekziston një “rrezik i lartë për një katastrofë biologjike” në një laborator të kapur në konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, raporton BBC.

Zyrtarët thonë se është e paqartë se kush e ka pushtuar Laboratorin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në kryeqytetin Khartoum.

Qyteti është shkatërruar nga luftimet mes Ushtrisë së Sudanit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejt paraushtarake (RSF).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *