“Stop luftës!”, Ozil prek me foton e djalit me ushtarin

Izraeli ka bombarduar Gazan me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të ditës së sotme. Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës kanë shkaktuar një sërë reagimesh nga bota e show-bizit dhe ajo e sportit. Në morinë e futbollistëve të cilët kanë prekur me mesazhet e tyre ndaj luftës është edhe ajo e Mesut Ozil.

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil,  ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj luftës në Palestinë.

Në postimin e mesfushorit shfaqet një fëmijë i veshur me fanellën e kombëtares së Gjermanisë me emrin e Ozil, dhe i nxjerr kartonin e kuq një ushtari, duke i përcjellë mesazhin “Stop luftës!”.

Izraeli përshkallëzoi sulmet në Rripin e Gazës gjatë natës. Helikopterë, avionë, dhe anije të ngarkuara me armë dhe altileri goditën pjesën Veriore të Gazës, ku gjatë natës ranë më shumë se 1000 bomba dhe predha. Bëhet fjalë për një operacion kompleks për të shkatërruar tunelet e Hamasit nën qytetin e Gazës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *