Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur fjalimin e fundvitit ku foli për sigurinë dhe mbrojtjen.

Stoltenberg tha se NATO nuk provokon luftë, por parandalon konfliktet dhe ruan paqen, ndërsa shtoi se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u shtuar.

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, tha ai. Ndër të tjera, ai tha se KFOR në Kosovë është kyç për paqen jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Dhe vetëm muajin e fundit unë takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *