Sondazhi i BSH: 1 në 3 familje në vend të ‘zhytur’ në borxhe, mes tyre dhe pensionistë

Familjet shqiptare vazhdojnë të ngelen në borxhe, pasi ende kërkohet hua nga të afërmit apo bankat.

Në një sondazh të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 2200 qytetarë ka rezultuar se  60 përqind e kredisë hipotekore përdoret për blerje banesash ose investime brenda tyre. Ndërkohë, kredia konsumatore përdoret për mobilim dhe blerje pajisjesh në shtëpi, por në masë të madhe borxhi është kërkuar edhe për të përballuar kostot e jetesës, kryesisht për nevoja shëndetësore.

Sakaq rezulton se ata që kanë marrë më tepër huaj janë të punësuarit, por dhe pensionistë. Të dhënat tregojnë se vitet e fundit, gjithnjë e më tepër shqiptarët po distancohen nga të afërmit për të kërkuar para, duke zgjidhur problemet e tyre financiare në banka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *