Skandali “Qatar-Gate”, përfaqësuesi i BE: Zero tolerancë për korrupsionin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë për korrupsionin gjatë vizitës së tij në Marok.

Borrell diskutoi me kryeministrin maroken Aziz Achanous dhe ministrin e Jashtëm Nasser Bourita rreth hetimeve në vazhdim mbi akuzat për korrupsion kundër anëtarëve të Parlamentit Evropian, të cilat kanë kërkuar heqjen e imunitetit të tyre parlamentar. Më tej ai ka përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian, sipas të cilit nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për korrupsionin. Në pritje të përfundimit të hetimeve në vijimësi nga autoritetet gjyqësore, Borrell theksoi se pritet bashkëpunimi i plotë i të gjithëve në këtë hetim.

“Pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë: nuk mund të ketë mosndëshkim për korrupsionin, zero tolerancë ndaj tij. Duhet të presim përfundimin e hetimeve në vazhdim nga autoritetet gjyqësore që duhet të sqarojnë këto fakte dhe presim bashkëpunimin e plotë të të gjithëve në këtë hetim”, tha Borrell.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *