Skandali me tunelin e Llogarasë/ Fitues shpallet Gjoka që iu shemb tuneli i Rrugës së Arbrit

Gjoka Konstruksion e cila ka dhënë vlerën më të ulët financiare mes 6 kompanive në garë për Tunelin e Llogarasë, është ajo e cila ka fituar edhe tunelin e Rrugës së Arbrit. Kompania Gjoka Konstruksion është një kompani ndërtimi, e cila vitet e fundit ka marrë shumë tendera instrastrukturorë. Megjithatë, në një pjesë prej tyre ka pasur probleme serioze, sidomos në ndërtimin e rrugëve. Nëse bëjnë një rezyme të situatës, na del se nuk kanë qenë të paktat rastet kur është shembur tuneli i Rrugës së Arbrit.

Në 31 maj 2019, tuneli i i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruksion është shembur. Kompania Gjoka nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve.

Në 1 qershor 2019 u shemb tuneli i i Rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka Konstruksion. Dëmet në atë kohë ishin të mëdha, duke nxjerrë jashtë loje investimin. Koncesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt të vitit 2018. Ky projekt financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Sipas kontratës, kompania Gjoka do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet, dhe në këmbim, ka të drejtë të vendosë një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë. Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10%, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.

Lidhur me shembjet e tunelit, firma s’ka patur studim gjeologjik për truallin ku do të ndërtohej formacioni shkëmbor. Por edhe qeveria shqiptare nuk ka qenë në dijeni, ndërsa herë pas herë qytetarët kanë vuajtur pasojat e këtij faturimi. Kjo firmë për fat të keq ka dhënë provat se i bien tunelet pa u hapur ende.

Rruga e Arbrit është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit. Ajo do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme lidhjen e Dibrës me Tiranën, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e zonave në të cilën kalon.

Ne të redaksisë “Priza.al”, do na duhet ta mendojmë dy herë për të kaluar nga tuneli, për sa kohë ndërtimin do ta bëjë kjo firmë. Për të shpëtuar ‘kokën tonë’, do kalojmë nga rruga e gjatë. Mbetemi me shpresë që nuk do të ketë më shembje! Nuk thonë kot se ‘ai stan atë bulmet ka’ dhe bulmeti që sjell Gjoka Konstruksion është përfundimi i një shembje ende pa u inaguruar.

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *