Skandali me rublat Ruse/ Kryemadhi padit Top Channel, do i kallëzoj penalisht, dua edhe dëmshpërblim

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas skandalit që bëri bujë se ajo është financuar nga kompani ruse, ajo ka kallëzuar median Top Channel, pasi ishte ajo që i nxori fillimisht. Kryemadhi në vend që të faktojë opinionin publik për të kundërtën siç shprehet e bindur ajo, në fakt zgjedhja e saj është të sorollat dyerve të Gjykata, dhe të “kapet” me mediat për dokumenta që u panë nga mbarë syri publik. Kryemadhi në një prononcim për mediat teksa i cilësoi faktet dhe dokumentat të falsifikuara, ajo paralajmëroi padi dhe kërkoi dëmshpërblim.

“Sot ndalova në gjykatën e Tiranë për një padi civile për Top Channel e cila në menyre të vazhduar ka ushtruar denigrim, intimidim, mashtrim ndaj figurës time, si deputet, politikane, individ. Sot dua të ngre një proces tjetër jo vcetëm për të sensibilizuar veten time por per të trguar se shoqëria jonë shqiptare ka nevoje për të ndryshuar mentalitetin, për të mos rënë pre e shatazheve, intimidimeve.

Nesër do ta pasojë me nje kallëzim penal për veprën penale që ka kryer shoqeria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumente te falsifikuara ose duke uishtruar shantazh dhe duke mashtruar opinionin publik. Kam kërkuar edhe dëmshpërblim financiar”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *